Një vendim ekzemplar i cili na shtyn të reflektojmë fort të gjithëve ne.

Në Amerikë, një 15-vjeçar u kap duke vjedhur bukë në një dyqan. Në përpjekje për t’u larguar, nga shpejtësia djali gjithashtu theu dhe një raft.

Para se të jepte vendimin, gjykatësi donte ta dëgjonte dhe djalin.

Gjykatësi: “Pse vodhe?”

Djali: “Kisha nevojë për bukë.”

Gjykatësi: “Nuk mund të blije bukën në vend që ta vidhje?”

Djali: “Nuk kisha para për ta blerë.”

Gjykatësi: “Mund të kishe kërkuar para nga familja jote.”

Djali:“Kam vetëm nënën në shtëpi. Nëna ime është e sëmurë dhe është e pa punë. Kam vjedhur pak bukë dhe djathë vetëm për të.”

Gjykatësi: “Ti je i vogël, normalisht nuk ke një punë.”

Djali: “Kam punuar në lavazh. Para një jave bëra një ditë pushim për t’i shërbyer nënës dhe për këtë arsye u pushova nga puna.”

Gjykatësi: “A nuk kishe ku të kërkoje ndonjë ndihmë?”

Djali: “Çdo ditë kur dal nga shtëpia kontaktoj të paktën pesëdhjetë adresa duke kërkuar ndonjë punë, por pa sukses. Në fund, vendosa të vjedh.”

Pas përfundimit të bisedës me djalin, gjykatësi shpalli verdiktin e tij, duke thënë:

“Vjedhja, sidomos vjedhja e bukës, është një krim shumë i turpshëm. Dhe këtu të gjithë jemi përgjegjës për këtë krim. Të gjithë të pranishëm në këtë dhomë, dhe unë, edhe unë jam midis tyre përgjegjës për këtë krim.

Atëherë të gjithë të pranishmit në gjyq do të “gjobiten” me nga $10. Askush nuk do të largohet nga salla e gjyqit derisa të dorëzoni dhjetë dollarët secili.

Gjykatësi, pasi dha 10 dollarët e tij, vendosi “një gjobë” prej $ 1,000 për dyqanin që dorëzoi djalin e uritur në polici.”

Pasi dëgjoi vendimin, djali nuk i mbajti dot lotët.

Gjykatësi u largua nga salla duke thënë:

“Nëse një person kapet duke vjedhur bukë, të gjithë njerëzit e atij komuniteti, shoqërisë dhe shtetit duhet të turpërohen”.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re