Analisti Fatos Lubonja thotë se vendimi i Apelit që i dha vulën dhe logon Sali Berishës është një vendim i drejtë, por ishte surprizë referuar dyshimeve se drejtësia kontrollohet nga Rama.
I ftuar në emisionin Open në News24, Lubonja ngriti disa hipoteza në lidhje me këtë vendimmarrje.
Sipas tij një prej hipotezave është se Rama ia dha vetë vulën, pasi siç u shpreh Lubonja kryeministrit i intereson të luajë dhe t’ia japë njëherë Bashës dhe njëherë Berishës.
Fatos Lubonja: Kam ngritur disa hipoteza pse ju dha vula Berishës. E para them që ishte vendim i drejtë, sepse e drejta ishte me të në kuptimin e shumicës, kishin edhe më shumë zgjedhje kjo u provua edhe në zgjedhje. Por duke qenë se jetojmë në një vend që kemi dyshime se drejtësia kontrollohet ishte një surprizë dhe dua ta shpjegoj. Një nga shpjegimet është kjo: Këta gjykatës janë njerëz, jo të gjithë janë njësoj. Deri në një prag mund të shkojnë, por s’mund ta kalojnë këtë prag. Shikojnë edhe këto që po ndodhin, jo RAI3 dhe thonë pse të mbytemi ne në anijen e Edi Ramës kur jemi gjykatës. Ca njerëz të tillë kanë thënë kjo është e drejtë. Ky është rasti më i mirë. Mbetet hipotezë. Hipoteza tjetër është që vetë Ramës i intereson të luajë, njëherë t’ja japë Bashës, pastaj Berishës. Hipotezë tjetër është që ka një marrëveshje që siç thonë një pjesë dhe ndoshta ajo ideja që Rama do të bëjë atë komisionin të kontrollojë SPAK dhe bën politikë me Berishën. Pastaj nuk mund të përjashtoj aktorin amerikan që e kanë mbështetur këtë marrëveshje. Këtu hapet një tjetër gjë, nuk kanë bërë edhe atë një presion që si ka mundësi që vula ti shkojë një non gratë.
