Skip to content

Pse Zvicra nuk e ka miratuar ende vaksinën për Covidin? Muka: Ka shumë efekte anësore

52% e shqiptarëve nuk besojnë se vaksina do të japë zgjidhjen përfundimtare kundër Covid-19, sipas studimit të “Balkans in Europe Policy Advisory Group”.

Në “Shqipëria Live” u diskutua gjatë se pse njerëzit janë skeptikë ndaj vaksinës anti-Covid, ku në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte studiuesi Taulant Mukaj.

Ai u shpreh se skepticizmi vjen për shumë arsye. “Ishim në izolim total kur kishte pak raste dhe tani që ka kaq shumë raste jetojmë normal. Shumë trajtime u kryen dhe disa prej tyre dështuan. E ky çakordim bëri që njerëzit të kenë më pak besim te vaksina. Nuk ka nevojë për panik dhe teori konspirative, të cilat janë të lehta të absorbohen. Duhet të shikojmë të dhënat shkencore. Duhet të jetë në dorën tënde nëse do apo jo të vaksinohesh”, tha Muka.

Sipas tij nuk janë as të pakta efektet anësore, duke kujtuar se 16 % e atyre që morën doza të vaksinës patën ethe.

“Nëse ne shikojmë të dhënat e vaksinave sot, shohim që ka edhe efekte anësore sidomos te të rinjtë që janë më pak të rrezikuar. Lodhja dhe dhimbja e kokës ishte më e lartë tek ata që morën vaksinën se sa tek ata që nuk e bënë vaksinën. Duhet të ketë komunikim transparent në lidhje me vaksinën. Jam kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe atyre që janë të shëndetshëm”, shtoi studiuesi.

Muka u shpreh se në Zvicër, aty ku jeton dhe punon, nuk është aprovuar ende vaksina, pasi duhet të vihen në evidencë që nuk ka efekte anësore.

“Nuk është autorizuar asnjë vaksinë që të bëhet në popullatë këtu në Zvicër. Nuk di të them se kur do të ndodhë një gjë e tillë, por në janar do të mblidhen autoritetet që kanë në detyrë të merren me vaksinën”, përfundoi studiuesi.

/faxweb