Skip to content

PSG dhuron spektakël ndaj Nantes/ Fiton me rezultat të thellë dhe rrëmben superkupën e Francës

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Paris Senzhermen ka fituar superkupën e Francës duke mposhtur 4 me 0 Nanten. Ky trofe shkon për herë të 11 në histori për kryeqytetasit.

 

Ishte një pjesë e parë shumë e mirë përballë një kundërshtari modest si Nante. Sfida u zhbllokua në minutën e 22, ku Leo Messi shënoi një gol shumë të bukur. Goli i dytë i parisienëve erdhi në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, ku ishte radha e Nejmar.

 

Pjesa e parë përfundojë me epërsinë e Paris Senzhermen. Spektakli vijoi edhe në fraksionin e dytë këtë herë me Sergio Ramos, që në minutën e 58 përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe e shënoi një gol të shkëlqyer me thembër.

 

Në minutën e 81 mbrojtësi i Nantes shkaktoi një penallti dhe la skuadrën me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me karton të kuq. Këtë penallti e ekzekutoi Neymar, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

 

Në 10 minutat e mbetura PSG pati mundësi të thëllonte akoma më shumë rezultatin, por deri në fund mbeti i pandryshueshëm.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë