Institucioni i psikologëve për policët nuk funksionon, një armatë me 12 mijë veta sigurisht ka momente që e ka të nevojshëm këshillimin”-kështu u shpreh ish-oficeri i policisë Krenar Ahmeti lidhur me ngjarjet e fundit në vend.

Ahmeti tha ndër të tjera në studion e emisionit ‘Të Vaksinuarit’ se psikologu luan rol shumë të rëndësishëm sepse mund të identifikojë një polic kur ka probleme emocionale dhe të parandalohet në kohë çdo ngjarje e rëndë kriminale, edhe brenda komisariateve.

“Psikologu duhet marrë si institucion si përgjegjës për shëndetin mendor të çdo personi. Çdo njeri ka ngarkesa psikologjike dhe ka nevojë për këshillim, e në polici nuk ekziton nuk është instaluar ende. Di dhe nga ata që kanë diplomë por nuk janë psikologë të mirëfilltë, te ketë eksperiencë teknike, të ketë detyrë të mirëpërcaktuar, duhet të rekrutojë persona me ekuilibër mendor por ky ekuilibër mund të luhatet. Kemi një institucion si policia shtetit një armatë me 12 mijë veta, dhe kemi njerëz inkompetentë të një institucioni tjetër që janë psikologë.

 Institucioni i psikologut mund të identifikojë një efektiv policië për këshillim kur paraqet probleme të tilla emocionale. Atje ku mendohet se është ky institucion, është fallto, fasadë. Armata që del, kam studentët e mi janë të shkëlqyer. Policia i rekruton por psikologu duhet ti mësojë si të menaxhojnë stresin. Vlerësimi psikologjik do një kohë të gjatë”-përfundoi ai.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re