Skip to content

Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët

what makes someone a mental health expert

Pothuajse në çdo profesion njerëzit mbështeten në komunikimet konfidenciale për të bërë punën e tyre. Kur dikush na shkel besimin, të gjithë ne ndjehemi keq.

Besimi është i vështirë për t’u arritur. Por të folurit se si ndihemi është pika fillestare e lehtësimit.

Edhe pse në Shqipëri vitet e fundi, po i kushtohet shumë rëndësi figurës së psikologut dhe numri i tyre kryesisht në institucionet publike është rritur ndjeshëm,  shumica prej nesh ende e ka të vështirë të hedhë këtë hap të parë në të mirë të shëndëtit mendor.

Thënë kjo, jo vetëm për shkak të mungesës së besimit, por edhe për shkak të mungesës së profesionalizmit. “Janë fjalë të thëna veshit, por që dalin sheshit…” Vazhdimisht dëgjojmë ankesa, që vijnë kryesisht për psikologët e atashuar pranë shkollave, të cilët në fakt kanë rol thelbësor, që në dërtimin e besimit, deri tek dhënia drejtim e problematikave.

Në kuadër të Javës Europiane të Shëndetit Mendor (një nismë pan-evropiane që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit mendor në jetën tonë të përditshme) në Intagramin e Gazeta Shëndeti parashtruam pyetjen: “A keni shkuar ndonjëherë te psikologu?”

6d385fe5 5757 41d8 b3d7 68d670c24489

Dhe rezultati i mini-sondazhit 24 orësh është ky:

21 % janë përgjigjur PO (44 veta)

79 % JO (166 veta)

e4c16e91 9a44 467f 9660 465915ffc134

Edhe pse çdo shifër është shënjuese për të shkuar drejt përmirësimit, tema e psikologut mbetet jo miqësore.