Publiciteti për pajisjet mjekësore duhet të respektojë disa kërkesa të cilat tashmë kanë hyrë në fuqi pas publikimit edhe ne Fletoren Zyrtare.

Qeveria ka përcaktuar një listë me të paktën 15 pika të cilat duhet të mbahen parasysh kur jepet informacion për një pajisje mjekësore. Përveç elementëve që lidhen me përdorimin e duhur që fjalëve që nuk lënë hapësirë për interpretim, vendimi gjithashtu nënvizon edhe rolin e profesionistëve.

Por cilat janë në fakt këto pika që nuk duhet të shkelen sa i takon publicitetit të pajisjeve mjekësore.

Së pari në publicitetin e pajisjeve mjekësore ndalohet çdo informacion që përshkruan funksione dhe veçanti, të cilat pajisja realisht nuk i ka.

Së dyti krijon një përshtypje false lidhur me trajtimin, diagnozën, funksionet ose veçoritë, të cilat pajisja nuk i ka. Së treti dështon në informimin e përdoruesit ose të pacientit për një rrezik të mundshëm, që lidhet me përdorimin e pajisjes, sipas indikacionit që pajisja ka.

Po kështu kur publiciteti sugjeron përdorime të pajisjes, të ndryshme nga ato që ajo ka, për të cilat është marrë vlerësimi i konformitetit dhe që i shërbejnë qëllimit të pajisjes, ofron dhurata apo konkurse ose çmime që lidhen me promovimin e pajisjeve mjekësore drejtuar pacientëve dhe përdoruesve.

Në publicitetin e pajisjeve mjekësorë ndalohet gjithashtu çdo informacion që krijon përshtypjen se është i panevojshëm konsultimi me profesionistë shëndetësorë, nëse trajtimi ose diagnoza nga një person i tillë është i nevojshëm, ose kur krijon përshtypjen se përdorimi i pajisjes mjekësore është pa rrezik apo u drejtohet ekskluzivisht ose kryesisht fëmijëve.

Një tjetër pikë që ndalohet është nëse është informacion që mund të çojë në vetëdiagnozë të gabuar ose përdorim në terma të ekzagjeruar, alarmues ose mashtrues, imazhe, ilustrime të ndryshimeve në trupin e njeriut. Një tjetër kufizim është kur krijon përshtypjen se një pajisje mjekësore mund të garantojë rimëkëmbjen nga sëmundja dhe se shëndeti i subjektit mund të përmirësohet vetëm duke përdorur pajisjen mjekësore të reklamuar, ndërkohë gjykimi objektiv duhet të jepet me dëshmi ose sugjeron se shëndeti i subjektit mund të ndikohet nga mospërdorimi i pajisjes mjekësore që është reklamuar.

Informacioni që jepet nuk duhet të inkurajojë pacientët të heqin dorë nga procedurat e trajtimit të pranuara përgjithësisht; i) krijon konfuzion nga përdorimi i termave shkencorë të panjohur për publikun e gjerë për kushtet e zakonshme shëndetësore. Po kështu nëse informacioni i referohet një rekomandimi nga shkencëtarë, profesionistët e shëndetësisë ose personat, të cilët nuk janë të lartpërmendur, por që, për shkak të statusit të tyre si personalitete të njohura, mund të inkurajojnë përdorimin e pajisjes mjekësore. Së fundmi nëse informacioni cenon ose abuzon me dinjitetin njerëzor./ Monitor

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re