Mbulimi mediatik i kësaj jave i foksuar nëse bitcoin është një flluskë financiare dhe sa e madhe mund të jetë, solli edhe njëherë në qendër të debateve krahasimet e hershme të rritjes së monedhës kriptografike me tulip maninë Holandeze dhe arin.

Sipas Bankës së Amerikës flluskat financiare më të mëdha në histori janë: Bitcoin, tulipmania, kompania Mississipi, kompania South Sea, ari dhe kriza e 1929.

Bitcoin, i cili ra me 65% që nga rekordi në mbi 20,000 dollarë vendosur në Dhjetor, aktualisht tregtohet në kufirin e 7,600 dollarëve.

Duke shikuar nga flluskat historike, vërejmë një rënie me 80% siç është rasti i dot com në 2002, apo tulip mania me 99% – 34% më shumë sesa rënia e Bitcoin.

Rënia prej 65% nuk është e para e as më e madhja që ka parë bitcoin. Monedha ra për periudhën Qershor – Nëntorin 2011 nga 32 dollarë në 2 dollarë, ose e thënë ndryshe me 94%.

Në Prill të 2014-ës gjithashtu ra me 83% ndërsa në Nëntor të 2013-ës me 87%.

Krahasuar me “flluskat” që ka kaluar bitcoin, kjo e fundit është në përmasa astronomike.

Sa herë që binte, mediat njoftonin vdekjen e bitcoin. Sipas 99Bitcoin, kjo monedhë ka vdekur 278 herë ku me përkushtim të lartë kanë mbuluar tre herë për periudhën Janar-Qershor 2011, pesë herë për periudhën Tetor-Nëntor 2013 dhe 46 herë që nga fillimi i vitit të ri.

Dy ditë më parë Bloomberg View publikoi një artikull të quajtur “Bubble Trouble: çfarë kuptojmë nga ajo që po kalon Bitcoin.”

Artikulli përshkruan sesi mungesa e likuiditetit të një aseti ka çuar në rritjen dhe rënien e bitcoin ndërsa një arsye edhe më e fortë është frika për të vënë bast mbi të.

Që kur kontratat “futures” të bitcoin hynë në treg nga CBOE dhe CME, çmimi i bitcoin ka shënuar vetëm rënie ndërsa sipas artikullit kjo mund të parandalohet duke lejuar tregtimin e më shumë kontratave futures.

Ata që kundërshtojnë argumentimet se bitcoin është një flluskë financiare, vinë me disa krahasime disi ndryshe.

Përdoruesi Blockchainchick në Twitter publikoi një foto e cila shërben si paralelizëm mes rritjes së Amazon dhe kritikëve të saj dhe rritjes së bitcoin dhe kritikëve të tij. Të dy mund të konsiderohen teknologji në rritje dhe janë quajtur flluska.

#HODL $BTC pic.twitter.com/ddOhH60qWy

— Heidi (@blockchainchick) April 10, 2018

Andy Hoffman në një cicërimë në Twitter kërkon shpjegime për termin “flluskë” kur krahasonte luhatjen e çmimit të bitcoin me atë të aksioneve të kompanive teknologjike.

For those calling #Bitcoin a "bubble," is $100 billion really a "bubble-like" valuation for the most transformative financial invention in history? I mean, a dying tech dinosaur like IBM is $140 billion, and the anachronistic dead man walking AT&T is $230 billion!

— Andy Hoffman (#HODLBTC) (@Andy_Hoffman_CG) April 9, 2018

Blockchainlife vijoi me një pyetje disa ndryshe: “Po sikur bitcoin të mos jetë flluska por gjilpëra që e shpon flluskën financiare të qeverive dhe bankave?” /

#Bitcoin is not a bubble, it's the pin. pic.twitter.com/jqcIZRXQbG

— Blockchainlife (@Blockchainlife) April 3, 2018

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re