Nga Brizida Gjikondi

Kishte 3 ditë që mbështetësit e PD mburreshin nëpër rrjete me eufori dhe histeri që për punë ditësh do dilnin foto të tilla që do e rrëzonin Ramën dhe dosja kosovare e Bashes do dukej lule..

Tani që vij në shtëpi dhe hap mediat sociale.. llahtarisem.. foto nga ambjente morgu ?!

Po ku është lumturia këtu ..

Ku është entuziazmi..

Po si ka mundësi të jemi kaq gjakprishur dhe pa kod moral..

Po pse kështu vihet në pushtet o damlla..

Mirë drejtori i morgut si i thekur i LSI ka bërë fotoreporterin kob’zi, po ju.. ?!

Shqipëria dhe shteti shqiptar ka shume probleme.. por fitore me kauzën e kovidit skeni për të korrur kurrë, mbi varre të tilla nuk ngrihen dot lapidare pushteti.

Turp !!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re