Eksperti i Ekonomisë, Igli Tola ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Pathënat”, moderuar nga Arbi Fortuzi në Fax News ku ka folur lidhur me publikimin e pagave të shqiptarëve një herë në vit.

Kjo duke u bazuar në deklaratën më të fundit të dhënë nga kryeministri Rama i cili tha se në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar, do të pyeste qytetarët lidhur me publikimin e pagave një herë në vit për të shmangur informalitetin.

Tola tha një deklaratë e tillë e kryeministrit bëhej në kohën e gabuar dhe shtoi se në këtë mënyrë rriste presionin dhe pasigurinë e bizneseve. Ndërsa shtoi se qytetarët nuk ishin tepër të interesuar ndaj një politike të tillë sepse një presion ndaj bizneseve, do të bënte që të shkurtohej krahu i punës dhe do shkaktohej një papunësi më e lartë.

“Unë së pari e gjykoj se dalja në atë deklaratë ditën e djeshme u bë në një moment të papërshtatshëm për shkak të periudhës së recesionit ku ka hyrë ekonomia shqiptare dhe europiane. Në këtë moment dalja me një aksion të tillë për të penalizuar bizneset dhe për të synuar rritjen e transparencës, në gjykimin tim është diçka e papërshtatshme dhe vetëm sa shton më tepër presion tek biznesi që aktualisht është në gjendje shumë të rëndë.

Më pas duke gjykuar brendinë e kësaj nisme, në gjykimin tim nuk është se do sjellë përfitueshmërinë e pritshme si një politikë ekonomike pasi ne shohim se krahu i punës në papunësi vuan nga kualifikime të dobëta dhe kualiteti i ulët.

Qytetarëve nuk u intereson kjo pjesë, por u intereson nëse do të kenë të ardhura në xhepat e tyre dhe a do kenë mundësi për të punuar sepse biznesi në pasigurinë e fitimeve, gjëja e parë që do bëjë është të ulë krahun e punës”– u shpreh Tola.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re