Skip to content

Publikimi i rrallë: cili është ky qytet shqiptar?

602305527 32896034386709777 5618893167263783312 n

Ngjan e pabesueshme e kaluara e Vlorës shfaqur së fundi në një pamje mes fotos e pikturës.

Është studiuesi urbanist dhe arkitekti Artan Shkreli që e publikon një pamje të tillë, duke shkruar:

“Ndër pamjet më të hershme të brendisë së Vlorës së vjetër, në fillim të ‘800.

 Dallohet majtas shtëpia e madhe e Vlorajve (haremllëku – shtëpia familjare). Në mes ndodhet konsullata britanike (krijuar në kohën e Ali Pashe Tepelenës) dhe djathtas xhamia e qendrës.

Qyteti është në fazën e mpikjes së fundit te tij, kur ende kishte kopshtije dhe parcela toke brenda qendrës së banuar, të cilat punoheshin me parmendë.

Një dëshmi unikale (këtu, ngjyruar me IA nga grafika origjinale)”. /tesheshi.com/