Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se lëshimi i një raporti të shumëpritur nga një ekip ekspertësh që udhëtuan në Kinë për të hetuar origjinën e pandemisë së virusit Corona “ka të ngjarë” të shtyhet për javën e ardhshme.

Zëdhënësi Christian Lindmeier thotë se raporti “thjesht nuk është gati”, dhe anëtarët e ekipit që punuan me zyrtarët kinezë për ta hartuar atë “duan ta korrigjojnë atë”.

“Ajo që kemi dëgjuar nga ekspertët teknikë – nga anëtarët e misionit – është se raporti ka të ngjarë të dalë në publik javën e ardhshme,” tha Lindmeier në një konferencë të Kombeve të Bashkuara të martën.

Agjencia e Shëndetit e Kombeve të Bashkuara më parë kishte rishikuar planet e saj për të publikuar së pari një raport përmbledhës, dhe më pas një version më të gjatë, duke vendosur në vend të kësaj të lëshonte një raport të plotë.

Udhëheqësi i ekipit, Peter Ben Embarek, tha këtë muaj se do të lëshonte një raport në javën e 15 marsit.

Ekspertët e OBSH-së vizituan Wuhan-in, Kinë, në janar dhe shkurt, ku rasti i parë i koronavirusit u regjistrua në fund të vitit 2019, për të hetuar origjinën e këtij virusi.

Një anëtar i ekipit i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) drejtoi hetimin në Wuhan në atë kohë tha se ishte i befasuar nga kompleksiteti i detyrës për të zbuluar origjinën e virusit dhe se kërkimi do të zgjaste me vite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re