Nga Erseka, kryeministri Edi Rama mohoi shifrat e larta të shpenzimeve për udhëtimet me charter, sikundër propozon opozita. Ai iu përgjigj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha se nuk ka bërë asnjë veprim jo ligjor.

 

Nxjerrin ata anjë listë të udhëtimeve të mia a thua se jam illegal dhe çohen rublat dhe flasin për 22 mln euro udhëtime me taksi.

 

E vërteta ëhstë që faturat e eudhëtimeve janë më pak se gjysma e atij që sdua tja përmend emerin, kur ishte km (Sali berisha), shikoni se me cfarë pafytytrësie tallen me njerëzit.

 

Sulmin e hakerave ndaj Shqipërisë, Rama e shpjegoi me faktin se vendi ynë kishte lënë pas sportelet.

 

Hakerat edhe na u futën në sisteme se kishin sisteme dhe jo sportele, ku të futeshin por nuk ia dolën, na morën disa të dhëna, jemi vallë vendi i parë në botë që ndodh kjo? në izrael i kishin bllokuar aparaturat 3 javë resht, sigurisht që edhe do goditesh, nxjerrim mësimet tona dhe vazhdojmë.

 

Gjatë vizitës në Erseke Rama u ndal edhe në krizën aktuale të krijuar nga lufta Rusi – Ukrainë, ku nënvizoi se qeveria po bën gjithçka për të mirëmënaxhuar këtë situatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re