Skip to content

Publikohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Gramsh, shoferi dyshohet të ketë humbur ndjenjat, ja çfarë ka ndodhur me pasagjerët e plagosur

WhatsApp Image 2021 07 10 at 14.56.32

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Gramsh, ku një minibus me pasagjerë ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë në greminë, e për pasojë ka mbetur i vdekur një 30-vjeçar dhe janë plagosur 9 të tjerë.

Sipas burimeve për ‘Fax News’ mësohet se ka qenë një problem shëndetësor, që ka bërë që shoferi të humbasë ndjenjat gjatë drejtimit të mjetit e për pasojë të bjerë në përrua, duke shkaktuar tragjedinë.

Si pasojë e aksidentit, pati edhe të plagosur mes pasagjerëve, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gramshit, por më pas një pjesë e tyre janë nisur në Spitalin e Elbasanit, për shkak të mungesës së kapaciteteve të nevojshme për ta në Gramsh.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, autobusi në momentin e aksidentit ka qenë i tejmbushur me pasagjerë, të cilët kanë qenë udhëtarë të rastësishëm dhe jo turistë.

/faxweb