Qindra faqe dokumentash janë publikuar nga SHBA që i përkojnë gjyqit të trafikantit seksual Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019.

Dokumentet që përmbajnë më shumë se 150 emra, përfshijnë disa nga viktimat e Epstein dhe figura të njohura që lidheshin me milionerin dhe që kishin vizituar ishullin e tij privat.

Emrat e shumë personaliteteve të njohur u mbajtën sekret për shumë vite derisa një gjykatës tha se ato duhet të bëhen publike.

Këta emra të profilit të lartë përfshijnë, ndër të tjera, ish-presidentët amerikan Bill Clinton, Donald Trump dhe Princin Andrew, si dhe dhjetëra emra të tjerë të njohur, raporton CNN. Një zëdhënës i Clinton  konfirmoi në vitin 2019  se ish-presidenti kishte fluturuar me aeroplanin privat të Epstein, por tha se ai nuk dinte asgjë për “krimet e tmerrshme” të trafikantit seksual.

Dokumentet janë pjesë e padisë për shpifje kundër sociologes britanike dhe të besuarit të Epstein Ghislaine Maxwell nga Virginia Roberts Giuffre, e cila tha se ishte viktimë e trafikimit dhe abuzimit seksual. Maxwell po vuan një dënim me 20 vjet burg për rekrutimin e vajzave adoleshente që abuzoheshin seksualisht nga Epstein.

Dokumentet ligjore përfshijnë një pretendim të raportuar më parë për ngacmim nga Princi Andrew, të cilin ai e ka mohuar. Ish-presidentët Bill Clinton dhe Donald Trump u përmendën gjithashtu në deponimet nga Maxwell dhe një nga vajzat që ajo punësoi për Epstein, por nuk përfshiheshin akuza për keq bërje.

Sipas rrjetit CNN, kjo histori do të jetë në zhvillim e sipër për të zbuluar të tjera fakte, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë publikime të emrave të tjerë të personaliteteve botërore apo jo./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re