Janë publikuar emrat e 39 të burgosurve palestinezë, të cilët planifikohet të lirohen sot nga burgjet izraelite në kuadër të “marrëveshjes humanitare të pauzës të përleshjeve” të arritur nga Hamasi dhe Izraeli.

Në njoftimin nga Shoqata e të Burgosurve Palestinez dhe Këshilli Palestinez i të burgosurve dhe ish-të burgosurve theksohet janë përfshirë emrat e 24 grave dhe 15 fëmijëve që do të lirohen nga burgjet izraelite brenda ditës.

Në kuadër të “marrëveshjes për pauzë humanitare të përleshjeve”, 39 të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite u nxorën nga burgjet Damon dhe Megiddo në Izrael dhe u transferuan përkohësisht në burgun Ofer në Bregun Perëndimor.

Të burgosurit palestinezë pritet të lirohen pas dorëzimit të të burgosurve izraelitë.

Marrëveshja në lidhje me një pauzë humanitare 4-ditore në përleshjet midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi të premten, më 24 nëntor, në orën 07:00 sipas orës lokale. Sipas marrëveshjes, 150 palestinezë në burgjet izraelite do të lirohen në këmbim të 50 të burgosurve izraelitë të mbajtur nga Hamasi. Pengjet që do të lirohen janë gra dhe fëmijë nga të dyja palët.

Emrat dhe vendlindjet e të burgosurve palestinezë në listën e shoqatave palestineze, që pritet të lirohet sot, janë si më poshtë:

– Fëmijët:

Jusuf Ata / Ramallah

Kusay Ahmed / Betlehem

Jibril Gassan Jibril / Qalkilya

Muhamed Ebu Rexheb / Al-Khalil

Ahmed Ebu Nuajm / Ramallah

Bera Rabai / Al-Khalil

Ibban Hammad / Qalqilya

Mutez Ebu Aram / Al-Khalil

Iyad Hatib / Kudsi Lindor

Leys Osman / Ramallah

Muhammed Dervish / Ramallah

Jamal Berahime / Jericho

Xhemal Ebu Hamdan / Nablus

Muhammed Turabi / Nablus

Abdurrahman Rizk / Kudsi Lindor

– Gratë:

Revvan Ebu Matar / Ramallah

Merih Bekir / Kudsi Lindor

Melek Süleyman / Kudsi Lindor

Amani Hashim / Kudsi Lindor

Nihayet Savvan / Kudsi Lindor

Fairuz al-Bev / Kudsi Lindor

Tahrir Ebu Sheria / Nablus

Filistin Najm / Nablus

Vela Tanja / Tulkerim

Merjem Arafat / Nablus

Esil et-Titi / Nablus

Ezhar Assaf / Kudsi Lindor

Ragad el-Fenni / Tulkarim

Fatima Bedr / Kudsi Lindor

Ravza Ajime / Betlehem

Sara es-Suvise / Nablus

Fatima Shahin / Betlehem

Semira al-Hirbavi / Kudsi Lindor

Semah Suf / Qalqilya

Fatima Ebu Shallal / Nablus

Hanan e-Bergusi / Ramallah

Fatima Amarine / Jenin

Zeyna Abdu / Kudsi Lindor

Nur al-Tahir / Nablus
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re