578 kilogramë kanabis dhe 8 persona të arrestuar ka qenë bilanci i operacionit antidrog këtë të mërkurë në Qafë Thanë.

 

Policia e Shtetit bëri të ditur inicialet e 8 personave të arrestuar shumica e të cilëve janë nga Fieri dhe Elbasani:

E. M., 27 vjeç, banues në Fier.

A. C. (T.), 39 vjeç, banues në Fier.

A. B., 42 vjeç, banues në Levan, Fier.

E. H., 43 vjeç, banues në Elbasan.

G. R., 42 vjeç, banues në Elbasan.

E. Gj., 42 vjeç, banues në Pogradec.

A. Q., 24 vjeç, banues në Korçë.

L. D., 34 vjeç, banues në Tiranë.

 

 

Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A. M., banues në Elbasan.

 

Policia thotë se gjithashtu u bllokuan dhe dy automjete të marra me qera nga këta shtetas në Fier, të cilat shoqëronin furgonin që transportonte lëndën narkotike.

 

Gjithashtu është sekuestruar një mjet tip “Ford Focus” me drejtues shtetasin A. C., si dhe një “Toyota Corola” që drejtohej nga shtetasi E.H.

 

 

Policia thotë se u sekuestruan edhe 14 aparate celularë dhe 5800 euro.

 

Lënda narkotike po transportohej në drejtim të Pogradecit dhe Korçës, ku do pritej nga shtetasit A.Q. dhe E.Gj. dhe jo në drejtim të Maqedonisë siç u raportua në fillim.

 

Duke qenë se lënda narkotike I përkiste një grupi të strukturuar kriminal, policia nuk ka dhënë më shumë detaje pasi po vijonë punën për të vënë para ligjit të gjithë personat përgjegjës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re