Dy muaj më parë, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk Tolgahan u bënë prindër të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin Efehan.

Çifti i famshëm kanë qenë shumë aktiv këto muaj dhe kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video të djalit duke zbuluar edhe portretin e tij.

Ditën e djeshme, Almeda publikoi në profilin e saj një foto të Efehan dhe në përshkrim shkruante: “Gjithçka e imja.”, ku shumë fansa nisën të pyesnin se kujt i ngjan më shumë vogëlushi.

Almeda ka vendosur tu jap të gjithëve një përgjigje nëpërmjet një postimi në Instastory ku shfaqet një kolazh me foton e Tolgas dhe Almedës në moshën e Efehan. Faqja e menaxhuar nga fansat ka shkruar se në fillim vogëlushi i ngjante të atit mirëpo, tani është bërë kopje e Almedës, gjë të cilën ish Miss-i shqiptar e ka aprovuar duke publikuar postimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re