Gazeta Panorama Online ka siguruar pamjet e ekzekutimit të 41-vjeçarit, Elton (Erjon) Javori në Fier.

 

 

Siç shihet edhe nga pamjet, autori i dyshuar Agim Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës se tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin  tip “ Benz” duke i dale paralel.

Dyshohet se ne momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistolete teksa plumbi e ka goditur ne qafe duke i shkaktuar plage te rende.

Edhe pse është transportuar me urgjence drejt spitalit te Fierit, nuk ka mundur të mbijetoje.

Nga këqyrja e automjetit të viktimës vërehet se është thyer xhami nga ana e shoferit dhe dyshohet se është goditur vetëm me një plumb. Pasi autori ka qëlluar është larguar menjëherë pa ndaluar fare, ndërsa 41- vjecari i plagosur ka ecur disa metra me makinë.

VRASJA

41-vjeçari u ekzekutua rreth orës 11:00 paradites së sotme (6 Dhjetor) në lagjen “16 prilli”, rreth 100 metra larg banesës se Elton Javori,.

Viktima u qëllua me dy plumba në bark sapo zbriti nga automjeti i tip tip Porche rreth 100 metra larg banesës. Ai u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.

41-vjeçari mësohet se kishte dy javë që ishte kthyer nga Gjermania dhe në zonë nuk njihej si person problematik.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re