Janë publikuar pamjet e djegies së shtëpisë në zonën e Astirit ku mbeti e vdekur 62 vjeçarja Hava Osmëni dhe u plagos djali i saj 36 vjeçar, Klodian Osmëni i cili raportohet të jetë një persona problematik duke u mbështetur në deklaratat e bëra nga fqinjët e pallatit.

Në pamje shihet qartë një person që ndez cigaren dhe i vë flakën shtëpisë dhe më pas vetëm shikon krejt i qetë si të mos kishte ndodhur asgjë. Në pak momente shtëpia përfshihet nga flakët dhe nëna e tij 62 vjeçare së bashku me të hidhen nga kati i 3 i pallatit. Kjo i shkaktoi asaj vdekjen dhe la të plagosur djlain e saj 36 vjeçar që akoma po mjekohet në spital.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re