Skip to content

Publikohen pamjet/ Momenti kur polici qëllon me armë Lorenc Kostën, dyshohet se kishte lidhje me gruan e tij! Autori ende në arrati

Gazeta Panorama Online ka siguruar pamjet e plagosjes me armë zjarri të 45-vjeçarit Lorenc Kosta një ditë më parë (19 gusht) në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë nga efektivi i policisë Erjon Goxhara.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, dallohet momenti kur 45-vjeçari Kosta po ecën në këmbë në trotuar. Në këto momenti mbërrin me makinë punonjësi i policisë, Erjon Goxhara 46 vjeç, i cili i afrohet dhe e qëllon disa herë.

Më pas Goxhara largohet me shpejtësi. 45-vjeçari mbetet i shtrirë në tokë, i mbuluar me gjak dhe ndihmën e parë ia kanë dhënë kalimtarë të rastit.

Kosta ndodhet ende në spital, ndërsa  efektivi është ende në kërkim.

Ndërkohë policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacione që mund të çojë në kapjen e autorit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për plagosjen është bërë një lidhje jashtëmartesore që Kosta kishte me gruan e efektivit.

DINAMIKA E NGJARJES

Ka qenë ora 14:30 e datës 19 gusht, ku në Komunën e Parisit në Tiranë, Erjon Goxhara qëlloi me gjakftohtësi disa herë me armë zjarri në drejtim të Lorenc Kostës.

Menjëherë pas ngjarjes i dëmtuari Lorenc Kosta, është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekve, ndërsa autori i dyshuar Erjon Goxhara është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i’u shmangur ndjekjes policore.

“Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 (gjashtë) gëzhoja kalibër 9 mm, 1 (një) predhë me ngjyrë bronxi e deformuar, një këmishë predhe me ngjyrë bronxi, 3 rripa pantallonash të ndotur me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut, etj”, thote policia.

Lidhur më këtë ngjarje, janë sekuestruar dhe këqyrur pamjet filmike, të administruar nga disa subjekte private në vendin e ngjarjes, janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat të hetimit, disa shtetas, dëshmitar okularë, dhe familjarë të autorit të dyshuar, të cilët kanë dhënë shpjegime mbi konfliktin mes të dëmtuarit dhe të dyshuarit, janë këqyrur të dhënat/komunikimet elektronike etj.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për cilindo që jep informacion të saktë për vendodhjen e personit të kërkuar Erjon Goxhara, vë në dispozicion si shpërblim shumën prej 10.000 euro, si dhe numrin kontaktit celular 0694111546, duke siguruar anonimatin e plotë.

“”