Skip to content

Publikohen pamjet, momenti kur shefi i Qarkullimit Rrugor në Tiranë shoqërohet në Polici pas urdhërarrestit nga SPAK

Pamjet që shihni më poshtë janë të momentit kur Roven Zaka, shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, është shoqëruar në polici, pas urdhër arrestit të SPAK.

Për Zakën dhe shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si edhe Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku, SPAK lëshoi urdhërarrest për korrupsion pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.

Siç bëjnë me dije burimet për gazetaren, dhe bashkëshorti i gruas për përfshirë në ka hyrë në komunikime me zyrtarët e qarkullimit.

Ai ishte në përgjim nga prokuroria e Posaçme për një çështje tjetër. Nga përgjimet ka rezultuar se janë ofruar para për të mbyllur në favor të gruas çështjen.

Pas këtyre përgjimeve, SPAK ka lëshuar urdhërarrestet për zyrtarët e policisë.

“”