Ambasadorja e Filipineve në Brazil, Maricho Mauro është shkarkuar nga detyra dhe shërbimet publike, pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj pastrueses së saj.

Dhuna e ushtruar nga ambasadorja ndaj pastrueses është vërtetuar përmes kamerave të sigurisë në shtëpinë e saj.

Pamjet barbare të publikuara në CNN, tregojnë momentet kur ambasadorja rreh dhe keqtrajton pastruesen e cila gjithashtu është filipinase.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Dutere njoftoi ditën e djeshme shkarkim e saj nga detyra, humbjen e të drejtës së pesionit si dhe nuk mund të punojë më në shërbim publik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re