Panorama Online ka siguruar pamjet e momentit kur Alma Arrazi, del nga kafeneja bashkë me tre fëmijët e saj, dhe kunatën, e cila ishte e fundit që e pa, pak para ndërmarrjes së aktit të rëndë të vetëflijimit, duke u mbytur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj.

Nëna 39-vjeçare shihet dorë për dore më fëmijët e saj duke ecur në trotuar, përmes errësirës, dhe pas këtyre pamjeve, nuk dihet saktësisht sesi ndodhi tragjedia e rëndë ku Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj, 9, 8 dhe 3 vjeç,  u gjetën të pajetë në ujërat e lumit Buna.

Pikërisht gjetja e kukullës bëri që palombarët e RENEA-s të përqendronin kërkimet e tyre në këtë vijë ujore të lumit të Bunës.

Vetëm pak metra më tutje, tek pinarët u gjet trupi i pajetë i vajzës 8 vjeçare. Jo shumë larg nga pinarët, në një largësi prej afro 2-3 kilometër në afërsi të Oblikës në Anën e Malit u gjet edhe trupi i djalit 4 vjeçar dhe rreth 35 kilometër nga aty përballë fshatit Pentar në ujërat që i përkasin Malit të Zi u gjet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit.

Pista se Alma Arrazi mund të jetë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunës për momentin për policinë dhe prokurorinë ka rënë poshtë.

Dyshohet se 39-vjeçarja Alma Arrazi pasi ka konsumuar kafen me kunatën e saj ka kaluar në këmbë në urën e vjetër të Bunës dhe më pas ka vijuar në drejtim të urës së re.

Ajo ka zbritur së bashku me fëmijët në bregun e lumit ku edhe dyshohet se kreu aktin e rëndë duke u mbytur bashkë me 3 të mitur, ngjarje e cila mendohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00 të 2 Majit.

Deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që ka parë 39 vjeçaren dhe fëmijët duke ecur në urë apo edhe duke u ulur poshtë urës së re të Bunës apo edhe momentin kur Alma Arrazi i dha fund jetës së saj si edhe të fëmijëve.

Po ashtu të paktën deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që mund ta ketë parë Alma Arrazin duke u hedhur në ujë bashkë me vogëlushët, apo të ketë dëgjuar zhurma dhe të bërtitura fëmijësh.

Tashmë pritet që ekspertiza të kthejë përgjigjen e AND-së nëse kukulla i përket njërit prej fëmijëve të Alma Arrazit.

Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje për të cilën është i ndaluar Erdgys Arrazi, bashkëshorti i 39 vjeçares për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” si rrjedhojë e dhunës në familje, akuza të cilat vetë ai dhe i vëllai i tij i kanë mohuar ndryshe nga motra e Almës e cila e ka akuzar për dhunë në familje dhe tradhti.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re