36 mijë maturantë kanë marrë sot përgjigjet e testit të letërsisë zhvilluar pak ditë më parë. Sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore,  kalueshmëria në këtë testim është 95%. Si të gjithë testet e tjera të maturës, korrigjimi është bërë pjesërisht në mënyrë elektronike, çka ka ndihmuar edhe në rezultate me efektive.

 

Ndërsa janë bërë publike edhe përgjigjet e testit të gjuhës së huaj 2,200 maturantë kanë rezultuar ngelës dhe 2000 të tjerë me notë maksimale. Maturantët janë në pritje të dy përgjigjeve të tjera të tezave të matematikës dhe lëndës me zgjedhje. Qendra e Shërbimeve Arsimore njofton se do të  publikohen sipas afateve të parashikuara në rregulloren e Maturës Shtetërore 2019. Në muajin korrik priten edhe hapjet e kuotave të universiteteve.