Skip to content

Publikohen shifrat/ Ja sa delegatë të degës Lushnje dhe Divjakë kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit

Partia demokratike dega Lushnje dhe Divjake kane publikuar emrat e delegateve pjesëmarrës në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Publikimi i emrave është bërë brenda ambienteve të PD dhe u lexuan nga Pirro Bani nënkryetar i PD-së në Lushnje dhe Ardian Shurdhaqi , nënkryetar i PD dega Divjake. Në Lushnje nga 259 delegatë kanë firmosur 162 prej tyre, ndërsa për Divjakën nga 97 delegatë kanë firmosur 68 prej tyre.

Nga selia e Lushnjes u është bërë thirrje edhe delegatëve të tjerë t’i bashkohen Sali Berishes si rruga e vetme për përmbysjen e qeverisë.

/faxweb