Partia Demokratike dega Devoll ka publikuar emrat e delegateve pjesëmarrës në Kuvendin e datës 11 dhjetor.
Publikimi i emrave është bërë nga kryetar i degës PD Devoll, Arben Miza i cili tha se nga 106 delegatë kanë firmosur 71 prej tyre.
“Të gjithë demokratët e devollit ndihen tepër të sensibilizuar me dëshirën për tu bashkuar njëri me tjetrin vetëm për të qenë më të fortë dhe më të hapur. Demokratët e devollit kanë qenë ndër demokratët e parë që e kanë pritur këtë ndryshim, vetëm rezultatet që ata kanë dhënë në 8 vitet e fudnit nën drejtimin e kësaj force politike kanë qënë të tilla që ata kanë shprehur dëshirën e madhe që PD të jetë një forcë politike që të drejtojë vendin. Demokratët e Devollit mbështesin Foltoren lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, me dëshirën e tyre të pa imponuar, unë si kryetar i PD të degës së devollit ndihem i detyruar nga anëtarësia e cila më detyron që ti përfaqësoj ata me dëshirat e tyre, jam pjesë e firmës për të mbështetur Kuvendin më 11 dhjetor”, tha Arben Miza, kryetar i degës PD Devoll.
Kujtojmë që nesër (11 dhjetor, ora 10:00) nis Kuvendi i PD-së i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku siç është paralajmëruar do të shkarkohet kryetari aktual Lulzim Basha dhe do të bëhen disa ndryshime statusore.
…
/faxweb
