Për shkak të situatës së krijuar brenda PD, pas humbjes së zgjedhjeve ku Basha ende nuk pranon që të japë dorëheqjen nga posti i kryedemokratit, deputetët kanë formuluar një dokument që po firmoset nga anëtarët e grupit parlamentar.

Në dokument Lulzim Basha shënjestrohet si fajtori dhe përgjegjësi kryesor për humbjen e thellë të partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Si rrjedhojë në fund të dokumentit, përpilohet vendimi për përjashtimin e Bashës nga grupi parlamentar i PD.

Sipas informacioneve të siguruara, deputetët i kanë lënë kohë Bashës deri në orën 11:00 para se të mbahet mbledhja e grupit parlamentar që të japë dorëheqjen, në të kundërt, dokumenti i mësipërm, do të firmoset nga të gjithë deputetët. Mësohet se do të ketë edhe emra “surprizë” mes deputetëve që do të firmosin dokumentin nëse Basha nuk reflekton.

Në këtë mënyrë Basha vendoset mes dy mundësive, të reflektojë dhe të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit ose të përjashtohet nga grupi parlamentar i PD.

Basha në prag të shkarkimit, deputetët e PD mbledhin firmat për ta rrëzuar nga posti, Duma dhe Salianji kërkojnë përjashtimin e tij

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re