Një film i shkurtet amator, absolut i pakuptimtë, rreth pandemisë Coronavirus, i krijuar nga një grup shqiptarësh nga Suedia, është publikuar para pak ditësh në Youtube. Filmi mban titullin ‘Covid-19’ sikurse ngjarja në film që mundohet të trajtohet përmes një skenari, regjie e aktrimi krejtësisht amatoresk, sikurse gjithçka tjetër në ketë film.

Për më tepër në film motivohet dhe nxitet ùrrejtje ndaj mjekëve, që sipas krijuesve të këtij filmi amator mjekët vetëm nën kërcënimin e armës pranojnë të japin ilaçin pacientit që në këtë rast është aktori kryesor i këtij filmi.

Ky film i shkurtër është krijuar nga një grup shqiptarësh nga Kosova që jetojnë në Suedi, ku edhe është xhiruar filmi. Dhe siç shihet edhe në rreth 20 minuta film gjithçka është e pakuptimtë dhe e realizuar në mënyrë amatore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re