Pak ditë më parë Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë. Almeda solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosën emrin Efehan. Pas ardhjes në jetë të Efehanit, në një prononcim për mediat, Tolgahani tregoi se lindja ishte e vështirë dhe zgjati 12 orë.

Me anë të disa fotove të postuara në Instagram, Almeda ka falenderuar sot doktoreshën dhe familjen e saj që i qëndruan pranë gjatë lindjes.

“Doktoresha ime, që më dhe force për 9 muaj me zemrën tënde dhe diturinë tënde, që më qëndrove pranë kur më duheshe, faleminderit shumë. Jam shumë e lumtur që të njoh, të dua shumë. Fotot janë realizuar 15-20 minuta para se të takohesha me bebushin tim. Po buzëqeshja mes dhimbjes. Me lejen e Zotit, me mamanë time që është gjithmonë pranë meje, me bashkëshortin tim të dashur, me doktoreshën time të dashur dhe me mbështetjen e të gjithë familjes, arrita të kaloj çdo vështirësi dhe u takova me vogëlushin tim, Efehanin”, shkruan Almeda./Xing.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re