Trupi i pajetë i një 42-vjeçari është gjendur pak minuta më parë në një godinë të braktisur në lagjen Kastriot në Fier.

Policia njofton se në trupin e shtetasit Julian Profti nuk ka shenja dhune ndërsa arsyeja e vdekjes së tij do të përcaktohet nga grupi hetimor që ndodhet në terren. Dyshohet se trupi i pajetë i 42-vjeçarit ndodhet në këtë godinë prej dy apo tre javësh.

FOTO e viktimës: Julian Profti (42 vjeç)

Julian Profti (42 vjeç)

Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re