Arben Mërkuri i ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Sukth të Durrësit, mban edhe mbiemrin Ismaili dhe njihet si person me precedentë të theksuar kriminalë në qytetin ku jetonte.

Sipas dëshmitarëve të rastit, autorët kanë qenë dy persona të cilët u larguan me një benz “GLE” ngjyrë gri menjëherë pasi qëlluan me breshëri ndaj 48 vjeçarit i cilindërroi jetë në spital pasdy plumbave të marrë.

Pista kryesore e hetimeve mësohet se mund të jetë prishja e pazareve të drogës dhe përplasja mes grupeve kriminale të qytetit të Durrësit. Ndërkohë nga Tirana është nisur edhe drejtori i Krimeve të Rënda, Tonin Voci.

Janë shoqëruar në komisariat, disa persona të cilët ishin dëshmitarë gjatë momentit kur u ekzekutua 48 vjeçari, Arben Mërkuri (Ismaili).


Ky është viktima, Arben Mërkuri (Ismaili)

Arben Mërkuri njihet si mik i Landi Muharremit, Rrumit të Shijakut.

Landi Muharremi ka qenë në makinë me prokurorin Arjan Ndoji ditën që këtij të fundit iu bë atentat, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re