Organizata Global Firepower ka publikuar listën e ushtrive më të fuqishme në botë.

Listën e kryesojnë Shtetet e bashkuara të Amerikës që janë në vendin e parë, të ndjekura nga Rusia, Kina, India dhe Japonia.

Për sa i përket vendeve evropiane e para është radhitur Franca, në nivel botëror e 7, para Britanisë së Madhe që është e  renditur në vendin e tetë.

Në vendin e 11 është renditur Turqia, Italia në vendin e 12, si dhe Gjermania në vendin e 15.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor e para është radhitur Serbia, në vendin e 63-të, pastaj Kroacia e Sllovenia, kurse Shqipëria është radhitur në vendin e 113-të. Pas Shqipërisë pason Mali i Zi, kurse Maqedonia e Veriut në vendin e 133-të.

Ne vendin e fundit në botë është radhitur shteti afrikan, Butani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re