Fax News ka arritur të sigurojë programin qeverisës të partisë Socialiste për 4 vitet e ardhshme. Ditën e nesërme do të mbahet seanca plenare ku pa konfirmimit në detyrë të qeverisë së re do të bëhet publik edhe programi qeverisës nga vetë kryeministri Edi Rama.

Programi Qeverisës i partisë Socialiste për mandatin e tretë është zbuluar orë para nisjes së seancës në Kuvend. Programi është me 42 faqe, ku përcaktohen edhe 5 shtylla kryesore mbi të cilat do të fokusohet qeverisja përgjatë mandatit të saj 4-vjeçar.

Ndër pikat më kryesore në program janë:

1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia.

2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë.

3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve.

4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen.

5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.

Ndërsa lidhur me procesin e vaksinimit, siç parashtrohet edhe në program, çdo qytetar shqiptar do të ketë mundësinë të jetë i vaksinuar brenda pranverës së vitit 2022. Gjithashtu sa i përket rindërtimit nga tërmeti, parashikohet në program se do të ketë përfunduar si proces brenda vitit 2022.

 

Rindërtimi nga tërmeti dhe vaksinimi i Popullsisë

Rritja e pagës mesatare dhe rritja e pagave të administratës publike

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re