Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur tre prokurorët Olsi Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani, emrat e të cilëve i janë përcjellë SPAK për kontroll pasurie dhe figure.

KLP publikoi renditjen përfundimtare të 8 kandidatëve që u intervistuan për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK.

Me emërimin e tyre në Prokurorinë e Posaçme do të plotësohet dhe organika e këtij institucioni me 20 prokurorë, nga 17 që kanë qenë më herët.

Renditja përfundimtare e 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK:

1.Ols Dado

2.Anita Jella

3.Ndini Tavani

4.Bledar Maksuti

5.Kreshnik Ajazi

6.Pali Deçolli

7.Albert Kuliçi

8.Sonila Muhametaj

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko