Sipas një studimi britanik të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik në Angli, vaksinat kundër koronavirusit Pfizer dhe AstraZeneca janë “shumë efektive”, pas dy dozave, kundër variantit të identifikuar në Indi.

Vaksina Pfizer, raporton BBC, u gjet të ishte 88% efektive në ndalimin e sëmundjes nga mutacioni indian dy javë pas dozës së dytë.

Ndërsa, sipas studimit, AstraZeneca është 60% efektive. Megjithatë, të dyja vaksinat janë vetëm 33% efektive tre javë pas një doze të vetme.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re