Këto janë pamjet e siguruara nga Vizion Plus që tregojnë momentin e vrasjes së Laert Kekës, në Vlorë. Në video duken qartë qytetarët që menjëherë pas të shtënave largohen me vrap. Në pamjet duhet edhe mjeti “Audi A6” që lëviz me shpejtësi në ndjekje të viktimës.

 

Sipas burimeve, mjeti me targa italiane, me xhama të zinj kishte brenda tre persona, shoferin dhe dy të tjerë që kanë qëlluar me armë. Fillimisht në drejtim të 41-vjeçarit është qëlluar kur ai ka qenë në lëvizje me motor. Më pas ai ka lënë motorin, duke ecur për 100 metra në këmbë, ku ka nxjerrë armën dhe është kundërpërgjigjur. Por breshëria e kallashnikovit nga makina duket se ka qenë fatale. Në fund njëri nga autorët ka dalë jashtë mjetit për t’u siguruar që shënjestra ka ndërruar jetë.

 

Gjithashtu mësohet se në vendngjarje janë gjetur mbi 30 gëzhoja, të cilat janë kryesisht të armës së zjarrit kallashnikov. 6 prej plumbave e kanë kapur 41-vjeçarin në trup, këmbë dhe kokë. Laert Keka ka ndërruar jetë në momentin kur qitësi ka dalë nga makina dhe e ka goditur për herë te fundit në kokë.

 

“Audi” më pas është larguar me shpejtësi, duke dalë nëpër lagje në rrugën e Lumit të Vlorës. Autorët kanë djegur në aksin Kotë -Sevaster makinën dhe më pas janë larguar me një tjetër makineë,duke përfituar nga errësira. Deri më tani janë të paktën 30 persona të shoqëruar. Mes tyre janë familjarë dhe miq të viktimës për tu pyetur nëse 41-vjeçari ka patur konflikte kohët e fundit.

 

Laert Keka rezulton i dënuar më parë. Në vitet 2000 ai ka marrë  peng një kambist teksa për t’i marrë shumën e lekëve  në bashkëpunim me një tjetër shtetas e ka vrarë. Vendimi i formës së prerë ndaj tij ishte dhënë në vitin 2005. Pas daljes nga burgu Keka rezulton i përfshirë në botën e krimit, pazaret e drogës, bixhozit dhe grupeve kriminale në Vlorë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re