Home SHQIPERIA Publikohet video: Shkodra braktisi Berishën, autobusi po vjen bosh në Tiranë

Publikohet video: Shkodra braktisi Berishën, autobusi po vjen bosh në Tiranë

0
Publikohet video: Shkodra braktisi Berishën, autobusi po vjen bosh në Tiranë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Dega e Partisë Socialiste në Shkodër thotë se Shkodra  ka braktisur sot Sali Berishën.

 

Në një postim në Facebook, dega e PS ka publikuar pamjet e një furgoni që është vendosur për transportin e qytetarëve drejt Tiranës. Në një moment shihet se mjeti është thuajse bosh.

 

 

“Shkodra e braktisi Sali Berishën, dhe kjo u pa qartë më zë dhe figurë në nisjen “propagandistike” të demokratëve të orëve të para, të cilëve u ka ngelur ora tek politika e vjetër dhe pa asnjë shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.

U njoftua nisje masive nga qëndra e Shkodrës pranë Teatrit Migjeni, por askush nuk mund t’i hedhë hi syve shkodranëve, të cilët e panë braktisjen e madhe që ky qytet i bën kësaj figure politike që askush s’e do, as ndërkombëtarët e as shqiptarët.

Të veshur me petkun e shoqërisë civile, Partia Demokratike nuk do të mbulojë “diellin me shoshë”, por në mes të ditës shkodranët kanë kuptuar se kjo protestë është vetëm për interesin personal të Sali Berishës dhe të asnjë shqiptari tjetër.

Koha e mashtrimeve me furgonë dhe autobusë, të mbushur me militantë dhe administratë ka përfunduar, shqiptarët dhe shkodranët e dinë mirë këtë fakt pasi e kanë vuajtur në kurrizin e tyre.

Sali Berisha dhe Partia Demokratike po luan me ato pak njerëz që i kanë ngelur, por edhe kjo formë do të marrë fund njeherë e mirë!”, shkruan dega e PS në Shkodër.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë