BRITANI E MADHE– Një video, e cila është publikuar ditën e sotme nga mediat britanike, shfaqet Princesha Diana duke vrapuar në shkollën Wetherby të djalit të saj Harry në vitin 1991.
Ajo është përfshirë në garë njësoj si të gjithë prindërit e fëmijëve të tjerë që studionin në këtë shkollë. Në Britani, të gjitha shkollat çdo vit organizojnë një garë për prindërit e fëmijëve.
Ndërkohë princeshë Diana pavarësisht statusit që mbate atë kohë shihet duke vrapuar kundër nënave të tjera, vetëm që djali i saj të mos ndihet i diferencuar. Ajo shihet mjaft konkuruese edhe pse në fund nuk ka fituar.
Aso kohe mediat publikuan vetëm fotot, duke theksuar faktin se princesha kishte thyer kodin e etikës duke u sjellë si një njeri i zakonshëm.