Skip to content

Publikohet videoja ku bëhen pazare për blerjen e votave, reagon kandidati i LSI-së Sokol Skura: Mashtrim i “çunit të Librazhdit”, më vjen turp t’ia përmend emrin

Video e mbërritur në redaksinë e Fiks Fare ku kandidati i dyti në Listën e LSI-së në Librazhd, z. Sokol Skura bën pazare për votën. Në video dëgjohet të bëhen pazare për votën, por nuk flitet me çmime konkrete. Madje në video dëgjohet vetë kandidati Skura të pohojë se çmimin do e vendosi e do e ngrejë sa të dojë ai. Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj.”Fiks Fare” nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske.”Fiks Fare” u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. “Fiks fare” ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje.”Fiks fare” sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Reagimi i Skures:

Mashtrimet e inicuara nga Kryedeputeti jone “cuni i Librazhdit “

me sejmene te paguar qe me vjen turp tja permend dhe emrin se gjithe Librazhdi e njeh kush eshte qe kur kandidon per president federate nuk merr dhe voten e vet,

nuk me intimidojne ne fitoren time ne 25 prill si kandidat i LSi dhe fitores tone ne keto zgjedhje.

Mashtrimet, montimet dhe manipulimet ordinere te Taulant Balles dhe mediave rilindase vetem me bejne te qesh.

Taulant kot lodhesh duke rritur pazarin e votave, parate qe i ke marre librazhdioteve do ti kthesh një me një.

Suksese ne jete Tao une i pesti dhe ti i teti.

Po vendos dhe linkun qe ta marrin vesh qytetaret e Librazhdit qe po rikthen kohen e Enver Hoxhes dhe sigurimin e shtetit.



/faxweb