Publikohet videoja nga momenti kur në aeroportin e Rinasit është arrestuar dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezhi.

Atij iu vunë pranga teksa ndodhej në aeroport për të pritur bashkëshorten e tij.

Në pamjet shihet momentit kur Malltezi shoqërohet nga tre persona civile për në makinën e Policisë.

Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale, ose veprimtari kriminale për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Në lidhje me këtë çështje akuza janë ngritur edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, por edhe ndalim i udhëtimit jashtë vendit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re