Aktorja e njohur nga Irani, Taraneh Alidoosti është dènuar me bùrg pasi rishpërndau videon e pòlicisë që po sùlmonte një grua që nuk mbante shaminë e kokës. Gjykata vendosi sot se do të qëndrojë pesë muaj pas hekurave për veprën pènale ‘aktivitete propágande kundër shtetit’.

Alidoosti njohet për rolin e saj në filmin ‘The Salesman’ (Tregtari) që fitoi një Oskar në 2017. Disa media e kanë krahasuar me aktoren e famshme Natalie Portman. Nuk është hera e parë që Traneh merr vëmendjen e mediave pasi në vitin 2016 shkaktoi zhurmë të madhe pasi tregoi një tatuazh feminist në një konferencë shtypi.

Alidoosti nuk pritet të bùrgoset menjëherë dhe dënimi i saj është ndryshuar në dy muaj. Për shkeljen në fjalë aktorja ishte ndaluar në janar 2020 por u lirua me kusht.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re