Duke lënë të kuptohet se është infektuar me koronavirus por që nuk ka simptoma dhe se situata shëndetësore e tij dhe e familjes është e mirë, regjisori i njohur, Robert Budina, reagon për herë të parë lidhur me lajmin.

Budina shkruan se është si ‘kokrra e mollës me temperaturë 36.3 gradë celsius’. Nga ana tjetër, ai thotë se pret që me të njëjtin insistim që këmbëngulën ndaj tij, të bëhet edhe ndaj familjarëve ndërsa nesër do të flasë për vërtetësinë e testit

“Falenderoj të gjithë miqtë dhe shokët për interesimin për gjendjen tone shëndetësore. Jemi si kokrra e mollës me temperaturë 36.3 të tre ☺️. Meqënëse insistuan të na bëjnë testin shpresoj të vijnë t’i bëjnë testin fëmijve me të njêjtin insistim. Nesër do kemi lajme edhe për vërtetësinë e testit të sotshëm”, shkruan Budina në rrjetet sociale.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re