Janë proceduar penalisht administratorët e portalit Jeta Osht Qejf nga policia me akuznë e lajmeve të rreme. Erland Dalliu, 29 vjeç dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë, administrator të faqes, sipas Drejtorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare  në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi, lejonin në portalin e tyre publikimin e lajmeve të rreme me qëllim përhapjen e panikut tek publiku.

Shtetasit e mësipërm akuzohen se kanë shpërndarë këtë të enjte një lajmërim, në të cilin aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës.

Menjëherë pas publikimit të njoftimit, nga strukturat e specializuara të hetimit të kri mit kibernetik, kri mit ekonomik e financiar dhe strukturat e hetimit Anti-terror kanë kryer veprimet procedurale për të dokumentuar publikimin e këtij njoftimi dhe njoftimeve të tjera të kësaj natyre nga ku rezultoi rezultoi se lajmi ishte tërësisht i rremë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re