Nuk ka shans për Carles Puigdemont. Parlamenti i Katalonjës zgjodhi një tjetër figurë për president të rajonit dhe ky është  avokati 56-vjeçar Quim Torra.

Indipendentist si Puigdemont, Torre përfaqëson një krah të butë gjithsesi të lëvizjes për pavarësi.

Dy partitë pro pavarësisë, Junts x Catalunya dhe Esquerra Republicana votuan për Torra-n.

Pas votimit, kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy ka ftuar Torra-n në “dialog pa kushte” për të vënë në shina marrëdhëniet mes Madridit dhe Barcelonës.

Carles Puigdemont ndodhet në Berlin me pamundësi për t’u kthyer në atdhe pasi gjykatat e kanë dënuar me burgim dhe i kanë ndaluar zgjedhjen në poste publike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re