Current mayor of Gerona and candidate for the Catalan Government’s presidency Carles Puigdemont speaks during an investiture debate for the Catalan Government’s presidency, at the Parliament of Catalonia in Barcelona on January 10, 2016. Carles Puigdemont, the man who has been chosen to lead Catalonia to independence from Spain, called today for the secession process to start in a speech to the wealthy region’s parliament. AFP PHOTO/ LLUIS GENE / AFP / LLUIS GENE (Photo credit should read LLUIS GENE/AFP/Getty Images)

Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont nëpërmjet rrjetiteve sociale reagoi ndaj ultimatumit spanjoll në të cilin thuhet “të përcaktohet nëse ka shpallur pavarësinë ose do të përballet me heqjen e kompetencave të pushtetit rajonal”.
“Kërkuam dialog ndërsa përgjigjja ishte vendosja e nenit 155 në tryezë. Mesazhi është i qartë”, ka thënë Puigdemont në Twitter.
Udhëheqësi separatist reagoi ndaj kërcënimit me nenin në fjalë, i cili kurrë nuk është ngritur, që i referohet një forme kushtetuese me të cilën qeveria konservatore spanjolle kërcënon se do të thirret në të nëse Puigdemont nuk sqaron nëse ka shpallur ose jo pavarësinë më 19 tetor.
Të martën, presidenti katalonjas u propozoi parlamentarëve rajonalë të shtyjnë zbatimin e pavarësisë për të siguruar kohë shtesë për negociatat me Spanjën, shkruajn mediet turke.  Nga ana tjetër, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy hodhi poshtë çdo lloj dialogu për sa kohë që “ndarja është në tryezë”.
Reagimi i dytë ndaj paralajmërimit të Madridit erdhi nga Oriola Junqueras, Zv/presidenti i Katalonjës, i cili nëpërmjet Twitter-it porositi Rajoyin: “Ajo çfarë dëshiron bashkësia ndërkombëtare dhe ajo që pret Katalonja është një dialog i sinqertë dhe jo konfrontime dhe kërcënime të reja”.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re