Një ngjarje e trishtë ka ndodhur sot në fshatin Mesul të Pukës, ku një 40-vjeçare ka rënë nga arra duke gjetur vdekjen rrugës për në spital.

NJOFTIMI

Pukë, Shkodër
Informacion paraprak.

Në fshatin Mesul, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, shtetësja D.K, 40 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga një pemë arrë në pronë të saj dhe për pasojë ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re