Skip to content

Pukë/ Aksidentohet një turist kroat në aksin Qafë Mali – Fierz

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme, në aksin rrugor Qafë Mali – Fierz, në territorin e bashkisë Pukë.

Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 12:25, shtetasi kroat D. J. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë është rrëzuar në rrugë.

Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Pukës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.