Autoriteti i Veterinarisë e Inspektoriati Mjedisor ka mbërritur në Shëngjin ku ditën e sotme u konstatuan në bregdet pula të ngordhura.

Pas publikimit në media të pamjeve skandaloze, Autoriteti i Veterinarisë ka zbarkuar në terren për të pastruar dhe dezinfektuar të gjithë zonën duke parandaluar përhapjen e mundshme të infeksionit. Autoritetet do të bëjnë analizat dhe më pas do të dalin në përfundim nëse pulat e ngordhura janë prekur ose jo nga gripi i shpendeve. Dyshohet se pulat e ngordhura janë hedhur në lumenj dhe për pasojë deti i ka nxjerr në bregdetin e Shëngjinit.

Pas publikimit të lajmit në media, zyra e veterinarisë në Lezhë erdhëm menjëherë në terren në pikët ku u konstatuan pulat e ngordhura. Realisht në pikën ku janë hedhur pulat e ngordhurat nuk ka asnjë qendër banimi, asnjë qendër banimi, asnjë shtëpi, asnjë ferrmë që rriten shpendë , ato janë në breg të detit, në veriperëndim të qytetit të Lezhës. Gjithë pulat e ngordhura (5 cop) u morën u futën në qese përkatëse dhe u përgatitën për tu asgjësuar. Në vendin ku u gjetën pulat e ngordhura u bë disefektimi i vendit nën kujdesin e përgjegjësit të veterinarisë. U bë disefektimi i vendit dhe sot zona është e pastër, nuk kemi asnjë informacion për ngordhjen nga gripi i shpendëve.

Cfarë dyshohet për hedhjen e këtyre pulave? “Në ditët në vijim do të dalim me një përfundim dhe rezultatet konkrete pasi të mbledhim të dhënat dhe faktet. Duhet të nxjerrim nga kanë ardhur pasi ne kemi bërë vetëm masat paraprake për të mos përhapur infeksionin nëse do të kemi një të tillë.
Lezha deri në këto momente që flasim nuk ka asnjë rast me grip të shpendëve, ngordhjet që kanë ndodhur janë ngordhje stinore sezonale për shkak të sëmundjeve të tjera”, tha veterineri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re