Pulovra e kuq e bardhë e Princeshës Diana, i njohur si “delja e zezë”(prej një deleje të zezë mes të bardhave), i humbur prej dekadash, do të dalë në ankand për herë të parë në shtëpinë e ankandeve Sotheby në New York më 7 shtator të këtij viti.

Pritet të shitet për 70,000 £.

Kanë kaluar pothuajse tre dekada nga vdekja e Princeshës Diana. Për vite me radhë, koleksionistët mbretërorë kanë luftuar për të zotëruar një nga artikujt e princeshës kur ato dalin në ankand.

Princesha Diana e Uellsit vdiq në gusht 1997 në një aksident automobilistik në Paris.

Bashkë me të vdiq edhe partneri i saj në atë kohë, biznesmeni egjiptian Dodi Fayed. Atë natë, më 31 gusht 1997, çifti u largua nga hoteli Paris Ritz rreth mesnatës dhe duke ecur me shpejtësi të madhe në përpjekje për të shmangur paparacët, shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas në një shtyllë tuneli.

Funerali i princeshës u ndoq nga 2.5 miliardë njerëz në mbarë botën. Që nga fejesa me Princin Charles, puna humanitare dhe karizma e pazakontë, Princesha Diana tërhoqi vëmendjen e publikut botëror dhe konsiderohet si një nga femrat më të njohura dhe më të fotografuara në botë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko